Sulm masiv në rrjetin e trenave të shpejtë në Francë, “paralizohet” qarkullimi pak para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulm masiv në rrjetin e trenave të shpejtë në Francë, “paralizohet” qarkullimi pak para ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike

Disa orë përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit , kompania franceze hekurudhore SNCF thotë se rrjeti i trenave të shpejtë është vënë në shënjestër të “veprimeve dashakeqe” që kanë shkaktuar “paralizë” të rrjetit.

SNCF foli për një sulm masiv të një shkalle të aftë për të shkaktuar “paralizë” të rrjetit të trenave me shpejtësi të lartë TGV, i cili u ndërprerë në masw.

Një numër i madh shërbimesh tashmë janë anuluar, ku SNCF paralajmëroi se situata mund të zgjasw, të paktën gjatë gjithë fundjavës, derisa të bëhen riparimet e nevojshme.

SNCF ka ftuar ata pasagjerë që kanë mundësi të shtyjnë udhëtimin dhe të mos shkojnë në stacione, duke sqaruar se biletat janë të këmbyeshme dhe të rimbursueshme.

Advertisement

Presidenti i SNCF duke folur për rrjetin francez të lajmeve BFMTV tha se tashmë janë prekur 800 mijë klientë.

Ai shtoi gjithashtu se rrjeti ishte i përgatitur për Olimpiadën, por se me të dhënat e reja që janë formuar po mendohet mobilizimi i qindra njerëzve për riparimin sa më të shpejtë të dëmeve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy