Llogaritë e postës elektronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të Parlamentit të Norvegjisë janë hakuar, si pjesë e një sulmi kibernetik që ka ndodhur në ditët e fundit, raporton reuters.

“Në bazë të analizës sonë, sasi të ndryshme të të dhënave janë shkarkuar”, tha parlamenti në një deklaratë, pa identifikuar deputetët apo stafin e prekur nga sulmi kibernetik.

Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Kombëtare (NSA) ka ndihmuar për të ndalur sulmin.

“Ne kemi qenë të përfshirë për disa ditë, po e ndihmojmë parlamentin me analiza dhe asistencë teknike”, tha zëdhënësi i NSA-së, Trond Oevstedal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ende nuk janë dhënë informacione se kush qëndronte pas sulmit kibernetik.

Përpjekjet për të ndaluar sulmin patën “një efekt të menjëhershëm”, tha Marianne Andreassen, një zyrtare e lartë e parlamentit norvegjez./ REL

The post Sulm kibernetik ndaj parlamentit norvegjez appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";