Sipas mediave të huaja të paktën tre civilë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Libanit

Dëshmitë e transmetuara nga rrjeti televiziv Al Arabiya thonë se avionët izraelitë kanë sulmuar këtë mbrëmje rreth orës 20:45 dhe kanë goditur një shtëpi me të paktën dy raketa .

Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, ka pasur armiqësi pothuajse të përditshme.

Që atëherë, sulmet izraelite në Liban kanë shkaktuar më shumë se 500 vdekje , nga të cilat rreth 100 janë konfirmuar si civilë, sipas zyrtarëve libanezë të sigurisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të njëjtën periudhë, 29 persona janë vrarë në Izrael , 16 ushtarakë dhe 13 civilë, sipas autoriteteve izraelite.

Vlerësohet se pothuajse 150,000 banorë të zonave kufitare, përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin, kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve .