Suedia është shtuar në listën e vendeve evropiane të prekura nga epidemia e gripit të shpendëve, me një shpërthim në jug të vendit, ka njoftuar autoriteti veterinar i Suedisë.
Kjo vjen pas shpërthimit të ndodhur në Danimarkën fqinje më herët.
Pas shpërthimeve në Rusi dhe Kazakistan këtë verë, epidemia, e cila nuk është e rrezikshme për njerëzit, është përhapur kohët e fundit në Evropën Perëndimore, ku nivelet e alarmit janë rritur.
Advertisement
Hollanda, Irlanda dhe Britania janë veçanërisht të goditura. Një rast i parë u zbulua në Francë të hënëm, në një dyqan kafshësh në Korsikë.
Sëmundja nuk konsiderohet e rrezikshme për njerëzit dhe konsumi i pulave dhe vezëve nuk është ndaluar, ndërsa kafshët do të vriten.