Suedia nxjerr të moshuarit para koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suedia nxjerr të moshuarit para koronavirusit

Suedia, vendi i vetëm në Europë që nuk mori masa drastike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ka marrë në konsideratë lehtësimin e kufizimeve për të moshuarit.

 

Arkitekti i strategjisë për menaxhimin e pandemisë, Anders Tegnell, ka kërkuar që edhe të moshuarit mbi 70 vjeç t’i rikthehen normalitetit pas disa muajsh që kur u kërkua të shmangnin kontaktet me njerëzit.

 

Advertisement

Megjithatë autoritetet i kanë bërë thirrje të jenë të kujdesshëm, megjithëse vendi nuk ka ndërmend të veprojë si pjesa tjetër e kontinentit, e cila po konsideron masat e ashpra. Suedia nuk ka aplikuar kurrë bllokimin e vendit për të frenuar përhapjen e virusit, dhe baret, dyqanet, restorantet e shkollat kanë qëndruar të hapura gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy