Suedia po mendon të vendosë kufizime locale, teksa rastet e reja me koronavirus po rriten në të gjithë vendin. Kjo është një strategji ndryshe nga ajo në nisje të pandemisë, kur Suedia ishte i vetmi shtet që refuzoi bllokimin. Dr Johan Nojd tha se bëhet fjalë për një bllokim lokal.

 

Ai do të takohet me zyrtarët kryesorë të shëndetit të Suedisë të hënën për të diskutuar zbatimin e masave të reja të koronavirusit. Rregullat e pritshme janë që njerëzit të ndalojnë takimet me persona që janë të infektuar dhe të shmangin transportin publik.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Doktori paralajmëroi se masat do të jenë edhe më të ashpra nëse infeksionet rriten. Kurse Bitte Brastad, zyrtari ligjor në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë, tha se nuk do të ketë gjoba të ashpra për ata që nuk zbatojnë rregullat.

 

Në Suedi u zbuluan rreth 970 raste të reja të mërkurën, shifra më e lartë që nga qershori. Në total atje janë regjistruar 103,200 raste dhe 5,918 vdekje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";