Suedia “firmos” anëtarësimin në NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Suedia “firmos” anëtarësimin në NATO

Suedia aplikoi zyrtarisht për tu anëtarësuar në Nato, duke u dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak të shtetit.  Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka nënshkruar dukumentin që do ë mundësojë bashkimin në aleancën veriatlantike në një periudhë ku Rusia po sulmon në mënyrë itensive Ukrainën.

 

ANN LINDE

MINISTRE E JASHTME E SUEDISË

Advertisement

“Kjo është diçka e madhe dhe serioze, ndësa duket sikur kemi arritur në përfundimin më të mirë për Suedinë. Nuk e dimë se sa do të marrë aplikimi ynë, mirëpo ne e kemi llogaritur se kjo mund të zgjasë deri në një vit. Këtë javë aplikimi ynë do të dorëzohet, bashkë me atë të Finlandës dhe pastaj do të procedohet në NATO”,

 

Të njëjtën procedurë pritet të kryejë edhe finlanda.  Por dhe pse ditët e fundt moska kishte paralajmëruar se ky hap do të rrezikonte Rusinë, presidenti rus vlandimir putin ka ndryshuar qëndrim. Hyrja e dy vendeve nordike në NATO, sipas kreut të kremlinit, nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë por zgjerimi ushtarak në territor do të shkaktojë përgjigjen e shtetit të tij.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

RESIDENT I RUSISË

“Për aq kohë sa vazhdon zgjerimi, përfshirë anëtaret e reja, Finlandën dhe Suedinë, Rusia nuk ka probleme me këto shtete – asnjë. Prandaj nuk ka kërcënim për Rusinë nga zgjerimi që përfshin këto shtete. Zgjerimi i infrastrukturës ushtarake në këtë territor do të provokonte përgjigjen tonë.”

 

Advertisement

Megjithatë, përpjekjet e  Finlandës dhe Suedisë mund të bllokohen, pasi Turqia  është shprehur kundër anëtarësimin e tyre.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy