Qeveria suedeze ka paralajmëruar certifikatën dixhitale të vaksinës, e cila synohet të jetë gati gjatë periudhës së verës.

Ky dokument do të përdoret për të provuar se individi është vaksinuar dhe do të krijojë lehtësi për udhëtimet jashtë vendit.

Të gjithë suedezët të cilët vaksinohen, do të kenë të drejtën e certifikatës nga siguruesi i vaksinave, përfshirë edhe atë të Covid 19.

Qëllimi është që pasaporta dixhitale e vaksinës të jetë në fuqi deri më 1 qershor të këtij viti. Qeveria është zotuar të ofrojë vaksinimin Covid-19 për të gjithë të rriturit para muajit korrik, por nëse kjo do të jetë e mundur varet nga disponueshmëria e vaksinave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fqinji i Suedisë, Danimarka, ka njoftuar gjithashtu planin për të përgatitur një pasaportë vaksine, e cila pritet të jetë gati brenda tre apo katër muajve.

Qeveria e Danimarkës tha të mërkurën se po bashkon forcat me bizneset për të zhvilluar një pasaportë dixhitale që do të tregonte nëse njerëzit janë vaksinuar kundër koronavirusit, duke i lejuar ata të udhëtojnë dhe të ndihmojnë në lehtësimin e kufizimeve në jetën publike.

Ministri i Financave Morten Boedskov u zotua se Brenda pak muajsh pasaporta dixhitale e vaksinës do të jetë gati për t’u përdorur, për udhëtimet e biznesit.

Komisioni Evropian, ndërkohë, ka peshuar propozimet për të lëshuar certifikata vaksinimi për të ndihmuar që udhëtarët të shkojnë më shpejt në destinacionet e tyre të pushimeve dhe të shmangin një tjetër verë katastrofike për sektorin e turizmit në Evropë./ Vizion Plus

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";