Ekonomia e Suedisë ka performuar më mirë se pjesa më e madhe e Evropës në kulmin e pandemisë. Edhe pse ka qenë në qendër të një debati të ashpër ndërkombëtar për faktin se nuk pranoi mbylljen totale për të parandaluar përhapjen e virusit, Suedia arriti tkurrjen me të ulët krahasuar me vendet që morën masa më të ashpra.
Sipas një vlerësimi paraprak të Institutit të Statistikave suedia pësoi 8.6 për qind tkurrje të ekonomisë në periudhën prill – qershor.
Për të njëjtën periudhë, Bashkimi Evropian pësoi tkurrje ekononike për 11.9 për qind. Ekonomia e Spanjës u tkurr për 18.5 për qind, Franca për 13.8 për qind, ndërsa ekonomia e Italisë për 12.4 për qind.
Ndërkohe kjo rënie ekonomike ishte më e madhja që Suedia e ka përjetuar në katër dekadat e fundit
Suedia është bazuar kryesisht në udhëzime vullnetare për kontrollimin e përhapjes së virusit, duke këshilluar për punë nga shtëpia dhe shmangie të transportit publik.
The post Suedi s’pranoi të mbyllej gjatë pandemisë, por pati performancën më të mirë ekonomike appeared first on Vizion Plus.