Stuhitë në Zvicër dhe Itali shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 4 të vdekur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stuhitë në Zvicër dhe në Italinë veriore shkaktuan përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, duke lënë të paktën katër persona të vdekur, thanë autoritetet të dielën.

Trupat e tre personave u gjetën pas një rrëshqitjeje dheu në zonën Fontana të luginës Maggia në kantonin Ticino, shtet italishtfolës në anën jugore të Alpeve. Stuhi dhe reshje të dendura shiu goditën Zvicrën jugore dhe perëndimore të shtunën dhe gjatë natës.

Vendet e kampingut përgjatë lumit Maggia u evakuuan dhe një pjesë e urës së vogël rrugore Visletto u shemb. Një person ishte zhdukur në luginën e Lavizzarës aty pranë.

Më në veri, lumi Rhone shpërtheu në disa zona të kantonit Valais, duke përmbytur një autostradë dhe një linjë hekurudhore.

Advertisement

Policia tha se në luginat anësore në jug të Rhone ra shi i dendur dhe trupi i një burri, partnerja e të cilit e kishte raportuar të zhdukur, u gjet herët të dielën në një hotel në vendpushimin alpin të Saas-Grund.

Një tjetër person është zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në zonën Binn, në luginën e sipërme të Rhone pranë kufirit italian, tha policia.

Përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut goditën gjithashtu rajone të ndryshme në veri të Italisë. Zjarrfikësit thanë se kryen rreth 80 operacione shpëtimi, duke evakuuar dhjetëra njerëz në rajonin verior të Piemonte./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy