Stuhia “Shanshan” godet Japoninë, humbin jetën gjashtë persona, plagosen qindra të tjerë

Një stuhi e fortë ka goditur Japoninë, duke bërë që trenat dhe fluturimet të anulohen. Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Banorët e zonave të prekura janë paralajmëruar për rrëshqitje dherash, përmbytje dhe dëme të mëdha. Të gjitha Nippon Airëays dhe Japan Airlines kanë anuluar dhjetëra fluturime.

Shërbimet e trenave me plumb midis Tokios dhe Osakës janë ndër të prekurit gjithashtu. Paralajmërimet speciale të tajfunit, si ai i lëshuar për Shanshan, shpallen në Japoni në rastet e stuhive jashtëzakonisht të fuqishme. I njëjti paralajmërim u lëshua në shtator 2022 kur tajfuni Nanmadol iu afrua Kyushut. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";