Vaksina ruse Sputnik V ka rezultuar 91.6 për qind e efektshme kundër koronavirusit. Rezultatet janë publikuar në The Lancet këtë të martë.

Të dhënat janë bazuar në analizën e të dhënave nga më shumë se 20.000 pjesëmarrës. Provat e fazës së tretë tregojnë që vaksinimi me dy doza ofron më shumë se 90 përqind efikasitet kundër Covid-19.

Sa iu përket efekteve anësore, raportohet se ishin të lehta, simptoma të ngjashme me ato të gripit dhe dhimbje.

Rezultatet sugjerojnë që Sputnik V është ndër vaksinat me performancën më të lartë, së bashku me Pfizer / BioNTech dhe Moderna, të cilat gjithashtu raportuan më shumë se 90 për qind të efikasitetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia tashmë ka filluar një fushatë masive të injektimit për qytetarët mbi 18 vjeç./ Vizion Plus