Studimi spanjoll hedh dyshime mbi imunitetin e tufës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi spanjoll hedh dyshime mbi imunitetin e tufës

Një studim në Spanjë hodhi dyshime mbi imunitetin e tufës si mënyrë për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Studimi i më shumë se 60,000 njerëzve vlerëson se vetëm rreth 5 për qind e popullsisë spanjolle ka zhvilluar antitrupa, shkruan revista mjekësore Lancet.

Imuniteti i tufës arrihet kur mjaftueshëm njerëz infektohen me një virus për të ndaluar përhapjen e tij.

Rreth 70 deri në 90 për qind e një popullate duhet të jetë imune, për të mbrojtur të painfektuarit.

Advertisement

Përhapja e antitrupave të sëmundjes që e shkakton koronavirusi COVID-19 ishte nën 3% në rajonet bregdetare, por më e lartë në zonat e Spanjës me shpërthime më të mëdha, thuhet në raport.

“Me gjithë ndikimin e lartë të COVID-19 në Spanjë, vlerësimet e përhapjes mbeten të ulëta dhe janë të pamjaftueshme për të siguruar imunitetin e tufës”, thanë autorët e studimit.

“Në këtë situatë, distanca fizike dhe përpjekjet për të identifikuar dhe izoluar rastet e reja dhe kontaktet e tyre janë të domosdoshme për kontrollin e ardhshëm të epidemisë”, thekson raporti.

Studimi mendohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Evropë.

Advertisement

Spanja ka regjistruar më shumë se një çerek milioni raste me koronavirus dhe mbi 28,000 viktima/R.E.L

The post Studimi spanjoll hedh dyshime mbi imunitetin e tufës appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy