Studimi: Omicron shkakton të njejtat simptoma si Delta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Omicron shkakton të njejtat simptoma si Delta

Sipas një studimi nga Universiteti Imperial i Londrës,  varianti Omicron  shkakton të njëjtën sëmundje serioze si varianti Delta që ka mbizotëruar deri më tani. Profesor Neil Ferguson, këshilltar i qeverisë britanike dhe një specialist në modelimin e sëmundjeve infektive, tha se hulumtimi bazohet në të dhëna paraprake.

Britania shënoi 86,000 raste në 24 orë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 78,000 rastesh. Në të njëjtën kohë, ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach paralajmëroi popullatën për një “valë të pestë”  dhe përsëriti rëndësinë thelbësore të marrjes së dozës së tretë për të parandaluar simptomat serioze të Omicron.

Në gjermani rastet kanë shënuar rënie, një fakt që Omicron është dominues.  Franca ndërkohë ka shënuar rritje të rasteve, dhe shumica e tyre kanë qenë varianti Omicron.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy