Më shumë se 80 për qind e njerëzve në Britaninë e Madhe nuk u përmbahen udhëzimeve të vetë-izolimit, kur ata kanë simptomat e COVID-19, ose në ato raste kur janë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv.
Në studimin e kryer nga King’s College London thuhet se pjesa më e madhe e britanikëve nuk ishin në gjendje që të identifikonin simptomat e koronavirusit.
Qeveria britanike, javën e kaluar, vendosi gjoba deri në 10,000 paund për thyerjen e rregullave të vetë-izolimit, si dhe po ofron një pagesë mbështetjeje prej 500 paund për punëtorët me pagë të ulët që humbin të ardhurat si pasojë e karantinimit.
“Rezultatet tregojnë që kufizimet financiare dhe përgjegjësitë, pengojnë respektimin e vetë-izolimit”
Sipas studimit, kjo vjen për arsye të mosnjohjes së udhëzimeve të publikuara nga ana e qeverisë, deri në pamundësinë për të identifikuar simptomat.
The post Studimi/ Mbi 80% e britanikëve, indiferentë ndaj rregullave të vetë-izolimit appeared first on Vizion Plus.