Madridi është qyteti më i madh Europian që ka shënuar numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19.
Të dhënat u bënë publike nga një studim I zyrës britanike të statistikave (ONS).
Dita më dramatike ishte 27 marsi kur si pasojë e koronavirusit në Madrid u shënua një mesatare e viktimave 4 herë më e lartë krahasuar me mesataren europiane.
Studimi bëri një krahasim mes muajve të parë të vitit 2020 në raport me muajt e parë të periudhës nga 2015 deri në 2019. Në Spanjë, qyteti më i prekur nga pandemia dhe me numrin më të lartë të viktimave është Barcelona.
Ndërkohë në pjesën tjetër të Europës, shifra e vdekjeve në Birmingham të Anglisë është 249.7% më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, Londra 226.7% ndërsa në Itali është Milano me 149% viktima në muajt e para të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve te fundit.
The post Studimi/ Madridi, qyteti me numrin më të lartë të viktimave në Europë, 400% më shumë se vitet e fundit appeared first on Vizion Plus.