Studimi: Kombinimi i vaksinave, doza e tretë e Pfizer dhe Moderna rrit nivelin e antitrupave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi: Kombinimi i vaksinave, doza e tretë e Pfizer dhe Moderna rrit nivelin e antitrupave

Doza e tretë kundër koronavirusit mbron kundër rrezikut të zhvillimit të simptomave të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët shpresojnë që marrja e dozave të treta do të bllokojë edhe variantin e ri Omicron.

Studimi  i COV-Boost, i udhëhequr nga profesori i imunologjisë i Universitetit të Southampton, Sol Faust, i cili kombinoi vaksinat për 2,878 vullnetarë mbi moshën 30 vjeç dhe i botoi  në revistën mjekësore The Lancet, nxori në pah se imuniteti pas marrjes së dozave përforcuese u rrit ndjeshëm.

Nga të gjitha vaksinat e disponueshme të koronavirusit, vaksinat mRNA janë ato që prodhojnë rritjen më të madhe të antitrupave kur merren  10 deri në 12 javë pas dozës së dytë.

Advertisement

1) Një dozë e tretë e Pfizer / BioNTech ose Moderna është shumë efektive në rritjen e niveleve të antitrupave dhe imunitetit të qelizave T (përfshirë kundër variantit Delta)

2) Personat që kanë marrë dozën e tretë të Pfizer pas dy dozave të AstraZeneca, një muaj më vonë kishin nivele të antitrupave rreth 25 herë më të larta. Ata që morën dozën e tretë Pfizer pas dy dozave të Pfizer kishin një rritje tetë-fish të antitrupave.

3) Përforcuesi më i fuqishëm ishte vaksina Moderna. Personat që morën Moderna pas dy dozave të AstraZeneca, shënuan një rritje prej 32 herë më shumë se me vaksinat e tjera.

4) Vaksinimi me AstraZeneca, Johnson & Johnson, Novavax ose Curevac, ka shënuar rritje të niveleve të antitrupave por në një masë më të vogël se vaksinat mRNA.

Advertisement

5) Doza e tretë e Valneva gjithashtu ka rritur nivelin e antitrupave tek personat që ishin vaksinuar fillimisht me AstraZeneca.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy