STUDIMI: Ja sëmundjet që zhvillojnë zhurmat dhe trafiku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
STUDIMI: Ja sëmundjet që zhvillojnë zhurmat dhe trafiku

Ekspozimi ndaj ndotjes nga zhurma mund të çojë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të demencës, sipas një studim të fundit.

Studiuesit nga Danimarka monitoruan ekspozimin afatgjatë të trafikut rrugor dhe zhurmën hekurudhore dhe rrezikun e demencës në mesin e dy milion të rriturve mbi 60 vjeç që jetojnë në Danimarkë e arritën në rezultatin se kishte rreth 103,500 raste të reja me demencës gjatë periudhës së studimit.

Studimi, i cili është publikuar në BMJ, vlerëson se njerëzit e ekspozuar ndaj zhurmës së trafikut rrugor prej 55 decibel(db) dhe më shumë kishin 27 për qind më shumë gjasa të zhvillonin demencian.

Shkencëtarët besojnë se shpjegimet e mundshme për këtë ndikim të zhurmës në shëndet kanë të bëjnë me lirimin e hormoneve të stresit. Kjo mund të çojë në ndryshime në sëmundjen e arteries koronare dhe ndryshime në sistemin imunitar, të cilat të gjitha shihen si simptoma fillestare tek pacientët me Alzhemier.

Advertisement

Autorja e studimit Manuella Lech Cantuaria tha se thënat kanë treguar vazhdimisht se ka një lidhje mes zhurmës së transportit me sëmundje të ndryshme, të tilla si sëmundjet koronare të zemrës, obeziteti dhe diabeti.

“Sëmundjet e përfshira më sipër janë reagime të shkaktuara nga zhurma, për shkak se sistemi nervor autonom dhe endokrin (hormon) aktivizohen dhe lëshojnë hormonet e stresit, që ndikojnë në disa funksione në trup, ”shtoi Cantuaria.

Zhurma e transportit konsiderohet si faktori i dytë më i keq i rrezikut mjedisor për shëndetin publik në Evropë pas ndotjes së ajrit.

Përafërsisht një e pesta e popullsisë evropiane është e ekspozuar ndaj zhurmës së transportit mbi nivelin e rekomanduar. Studiuesit shtuan se zvogëlimi i zhurmës së transportit duhet të bëhet një përparësi e shëndetit publik.
Beate Ritz, një epidemiolog në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, i cili nuk kishte marrë pjesë në studim tha se këto të dhëna janë të rëndësishme.

Advertisement

“Zhurma gjithashtu mund të ndikojë në rrezikun e çrregullimeve të tjera kronike, të tilla si presioni i lartë i gjakut, përmes të cilit përsëri në mënyrë indirekte kontriubon në rrezikun e demencës,” shton eksperti.

Të dhënat e hershme kanë treguar se numri i njerëzve me demencë pritet të kalojë mbi 130 milionë deri në vitin 2050, duke e bërë atë një problem në rritje të shëndetit publik. (The Independent, gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy