Studimi i ri: Vaksina ‘Pfizer’ ul efikasitetin kundër infeksioneve pas 4 muajsh, por jo për shtrimet në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi i ri: Vaksina ‘Pfizer’ ul efikasitetin kundër infeksioneve pas 4 muajsh, por jo për shtrimet në spital

Një studim i ri u publikua më 4 tetor në revistën shkencore «The Lancet»që mat efektivitetin e vaksinës amerikane “Pfizer” me kalimin e kohës.

Në prani të variantit “Delta”, mbrojtja kundër infektimit, u ul nga 93% në 53% pas 4 muajsh, por mbrojtja kundër rrezikut të shtrimit në spital, mbeti e lartë, në 93%, edhe 3-4 muaj pas vaksinimit të plotë.

Rënie në parandalimin e infeksioneve

Studimi bazohet në 3.4 milionë pacientë (mbi 12 vjeç) nga konsorciumi i spitalit “Kaiser Permanente” në Kaliforninë Jugore.

Advertisement

Të dhënat mbuluan individë të vaksinuar plotësisht midis dhjetorit 2020 dhe korrikut 2021 dhe kompania farmaceutike “Pfizer” financoi kërkimin.

Analiza primare, llogariti rrezikun e infeksionit, duke krahasuar individët e pavaksinuar me individët plotësisht të vaksinuar për çdo ditë kalendarike.

Studiuesit hetuan mbrojtjen e vaksinës në prani të varianteve të ndryshme që ndodhën në SHBA në atë periudhë dhe ndanë e rregulluan të dhënat.

Pa variantin “Delta”, efektiviteti i vaksinës kundër infeksionit u ul me kalimin e kohës, me gati 30%: ishte 97% në fillim dhe ra në 67% pas 4 muajsh, por efektiviteti kundër shtrimeve në spital (mbi 90%) nuk kishte asnjë ndikim apo efekt negativ.

Të dhënat për “Delta”-n

Advertisement

Studiuesit renditën mostrat pozitive për të vlerësuar praninë e varianteve dhe muajve individualë: në rajonin e Kalifornisë, mbizotëronte varianti “Epsilon” në dimër, “Alpha” në pranverë dhe “Delta” në verë.

Studimi shqyrtoi të dhënat në lidhje me variantin “Delta”, të cilat janë më domethënëse në këtë kohë, duke qenë se “Delta” tani është e përhapur në botë.

Efikasiteti i vaksinës kundër infeksioneve të “Delta”-s ishte i lartë gjatë muajit të parë pas vaksinimit të plotë në 93% [95% CI 85-97], por ra në 53% [39-65] pas 4 muajsh.

Rënia nuk duket t’i atribuohet “Delta”-s, sepse efekti “zbehje” është parë me të gjitha variantet.

Advertisement

Lajmi i mirë mbetet mbrojtja e lartë kundër shtrimit në spital: me një efikasitet mesatar fillestar prej 93%, i cili, edhe në prani të “Delta”-s, nuk tregoi shenja rënieje pas 3-4 muajsh.(Gazeta “Si”)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy