Studimi i fundit: Doza e tretë e vaksinës rrit me 10 herë nivelin e antitrupave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi i fundit: Doza e tretë e vaksinës rrit me 10 herë nivelin e antitrupave

Doza e tretë përforcuese anti-Covid nxit një reaksion zinxhir në organizëm që prodhon antitrupa mbrojtës ndaj virusit deri në 10 herë më shumë se sa doza e dytë, thotë një studim serologjik i kryer nga spitalet izraelite.

Rezultatet janë paraprake dhe në testime janë përfshirë stafet e spitaleve, përfshirë këtu mjekë, infermierë dhe sanitarë. Të dhënat janë optimiste edhe për kohëzgjatjen e mbrojtjes së siguruar pas dozës së tretë, nisur nga fakti që studime të shumta po konfirmojnë gjithnjë e më shpesh se kohëzgjatja e mbrojtjes pas dy dozave është vetëm për pak muaj.

Studimi krahasoi nivelet e antitrupave pas një jave nga doza e tretë me nivelet e tyre një javë pas dozës së dytë. Gjithsesi, studiuesit izraelitë tregohen të vetëpërmbajtur dhe thonë se do të ndjekin luhatjen e niveleve të antitrupave edhe në muajt në vazhdim, për të krijuar një projeksion më të saktë për kohëzgjatjen e mbrojtjes që jepet pas dozës së tretë.

Izraeli është vendi i parë që nisi vaksinimin e popullatës me dozën e tretë anti-Covid. Fushata nisi që më 1 gusht me vaksinimin e të gjithë personave mbi 60 vjeç dhe më pas ky kufi zbriti gradualisht dhe aktualisht të gjithë personat mbi 12 vjeç që kanë marrë dozën e dytë të paktën para pesë muajsh duhet të marrin dozën e tretë.

Advertisement

Deri më tani, Izraeli ka vaksinuar thuajse 3 milionë banorë me dozën e tretë, ose rreth 30 për qind të popullsisë, ndërsa autoritetet po përgatisin infrastrukturën dhe sigurojnë dozat e nevojshme edhe për një dozë të katërt.

Nuk ka një afat se kur mund të nisë vaksinimi me dozat e katërta, por nisur nga rezultatet paraprake të deritanishme mbi efikasitetin e dozës së tretë mund të parashikohet se periudha mes këtyre dy dozave do të jetë më e madhe se periudha mes dozës së dytë me atë të tretë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy