Hidroksiklorokina një ilaç për trajtimin e malaries, të cilën presidenti amerikan Donald Trump thotë se po e përdor për t’u mbrojtur nga COVID-19, rrit rrezikut e vdekjes së pacientëve me koronavirus.

Ky është rezultati i një studimi të botuar në revistën mjekësore “Lancet”. Studimi i cili vëzhgoi mbi 96 mijë pacientë të shtruar në spital me COVID-19, tregoi se ata që trajtoheshin me ilaçin, apo me klorokinën një ilaç i lidhur ngushtë me të, kishin rrezik më të lartë vdekjeje krahasuar me ata që nuk e kishin marrë këtë ilaç.

Kërkesa për hidroksiklorokinë, një ilaç të miratuar dekada më parë, u rrit pasi Presidenti Trump reklamoi përdorimin e tij për trajtimin e koronavirusi në fillim të muajit prill. Në fillim të kësaj jave, ai bëri një deklaratë befasuese kur tha se po e merrte vetë ilaçin me qëllimin për të parandaluar infektimin nga COVID-19.

Autorët e studimit të botuar në revistën “Lancet” sugjeruan që ilaçi të mos përdoret për të trajtuar pacientët me COVID-19 përveçse në rastet kur ata janë pjesë e provave klinike, derisa të ketë rezultate në dispozicion që konfirmojnë sigurinë dhe efikasitetin e këtyre ilaçeve për pacientët me COVID-19.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autorët e studimit thanë se ata nuk mund ta konfirmojnë nëse marrja e ilaçit sjell ndonjë përfitim për pacientët me koronavirus. Javë më parë zoti Trump e reklamoi ilaçin si një trajtim të mundshëm bazuar në të dhëna pozitive në lidhje me përdorimin e tij kundër virusit, por studime pasuese dolën në përfundimin se ilaçi nuk ishte i dobishëm. Në muajin prill administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave lëshoi një paralajmërim rreth rrezikut që paraqet përdorimi i tij.