Përdorimi i telefonit dhe tabletit për një kohë të gjatë rrit rrezikun e miopisë me 30 për qind. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri i botuar nga The Lancet Digital Health Journal.
Kombinimi me përdorimin e kompjuterit rrit rrezikun deri në 80 për qind, theksohet në hulumtim. Kjo do të thotë që deri në vitin 2050, pesë miliardë njerëz (mesatarisht gjysma e popullsisë së botës) mund të jenë miopë.
Autori i hulumtimit, profesor Rupert Bourne, nga Universiteti Ruskin, tha se “Deri në vitin 2050, rreth gjysma e popullsisë globale pritet të ketë miopi (mungesa e largpamësisë). Kjo është një çështje shumë serioze shëndetësore. Studimi ynë është më gjithëpërfshirës në këtë temë dhe demonstron një lidhje të mundshme midis kohës së ekranit dhe miopisë tek të rinjtë.”