37% e pacientëve me Covid-19 kanë të paktën një simptomë  tre deri në gjashtë muaj pas infektimit, sipas një studimi të ri  britanik, i cili konfirmon faktin se “Covid i zgjatur” nuk është diçka e pazakontë.

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit dhe Institutit Britanik për Kërkime Shëndetësore (NIHR), studiuan të dhënat e më shumë se 273,000 personave të infektuar me koronavirus. Simptomat më të zakonshme ishin problemet e frymëmarrjes, lodhja, dhimbja e muskujve, ankthi apo edhe depresioni.

Simptomat janë më të zakonshme tek personat e shtruar në spital dhe te gratë. Gjithashtu të moshuarit kanë më shumë gjasa të kenë vështirësi në frymëmarrje ndërsa të rinjtë vuajnë më shumë nga dhimbjet e kokës, dhimbjet e barkut dhe problemet psikologjike.

Ata që nuk kishin nevojë të shtroheshin në spital kanë më shumë gjasa të vuajnë nga dhimbja e kokës më vonë. Sipas një studimi tjetër britanik, të paktën një në dhjetë nxënës të shkollave të mesme kishin simptoma të “Covid të zgjatur”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në total, rreth 970,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga “Covid i zgjatur”, nga të cilët 384,000 vazhdojnë të kenë të paktën një simptomë një vit pas infektimit.