Studentët nuk duan t’ja dinë për rregullat e Johnson/ Organizojnë festë me 200 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studentët nuk duan t’ja dinë për rregullat e Johnson/ Organizojnë festë me 200 persona

Qindra studentë sfiduan kryeministrin britanik, Boris Johnson për rregullat e vendosura antiCOVID. Të paktën 200 të rinj u mblodhën në një parti në orët e vona të natës, duke shkelur rregullat e distancimit shoqëror. Ata hipën mbi tavolinat e ping-pongut për të kërcyer dhe dëfryer.

Festa u organizua afër kampusit kryesor të Universitetit Coventry. Shumica e tyre nuk mbajnë maska. Një zëdhënës i Universitetit Coventry paralajmëroi masa disiplinore për studentët. Tani po zhvillohet një hetim për të zbuluar se kush e planifikoi dhe organizoi festën.

Advertisement

Përfaqësuesit e universitetit u shprehën të shqetësuar për pamjet që u publikuan edhe në rrjetet sociale. Ata thanë se shëndeti i studentëve është në rrezik. Pak ditë më parë, Boris Johnson vendosi që të mos lejohen grumbullime të më shumë se gjashtë personave.

Advertisement

The post Studentët nuk duan t’ja dinë për rregullat e Johnson/ Organizojnë festë me 200 persona appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy