Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar bombardimet ajrore të Rusisë në termocentralin më të madh bërthamor të Europës, në Zaporizhzhia të Ukrainës.
Para nisjes së takimit me ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s, Stoltenberg u shpreh se veprimet e Rusisë janë të nxituara.
“Dënojmë sulmet ndaj civilëve. Gjatë natës kemi gjithashtu sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave ruse dhe angazhimin për diplomaci”, tha Stoltenberg.
Advertisement
Rusia bombardoi termocentralin Zaporizhzhia në Ukrainë dhe aktualisht raportohet se trupat ruse kanë kontrollin e këtij centrali.