
NATO nuk do të bëhet pjesë e konfliktit Ukrainë-Rusi. Qëndrimet u mbajtën në Berlin nga sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg si edhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
Numri një i Aleancës së Atlantikut Verior tha gjithsesi se dyert e NATO- s janë të hapur për anëtarësimin e Ukrainës.
“Në Vilnius ne nuk diskutuam një ftesë zyrtare për Ukrainën. Ka konsultime të vazhdueshme për këtë dhe nuk dua t’i paraprij”. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu përgjigjur një pyetjeje në konferencën për shtyp në kancelari në margjinat e një takimi dypalësh me Olaf Scholz. “Anëtarët e Aleancës janë tashmë shumë dakord që dyert e NATO-s janë të hapura.” Stoltenberg më pas specifikoi se “2% e akorduar për mbrojtjen nuk është kufiri, është minimumi”. Dhe ai shtoi: “Ne jetojmë në një botë të rrezikshme”. Scholz tha se në vitin 2024 Republika Federale do të arrijë 2%.