Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pranimi i Ukrainës në aleancën perëndimore ushtarake nuk do të ndodhë teksa lufta po vazhdon.

 

Megjithatë, ai tha se Ukraina mund të anëtarësohet në të ardhmen në aleancë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë një ngjarjeje të organizuar nga Fondi gjerman Marshall në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne të gjithë pajtohemi që Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës”.

 

Por, ai shtoi se “nuk është në agjendë anëtarësimi [i Ukrainës]në mes të një lufte”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stoltenberg tha se presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë “dy gabime të mëdha strategjike”, që sipas tij janë nënvlerësimi i “trimërisë” dhe “vendosmërisë” së ukrainasve dhe nënvlerësimi i aleatëve dhe partnerëve të NATO-s.

 

Zyrtarët në Rusi, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kanë deklaruar se Moska e sheh veten të kërcënuar nga anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në NATO.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq, udhëheqësit në Kiev kanë thënë se dëshirojnë që në të ardhmen shteti i tyre të bëhet pjesë e NATO-s./rel