Stoltenberg: Amerika dhe Evropa janë më të forta së bashku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stoltenberg: Amerika dhe Evropa janë më të forta së bashku

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë pranë evropianëve gjatë një ceremonie për shënimin e 75-vjetorit të aleancës Atlantike, në një kohë shqetësimi në rritje për angazhimin e Amerikës ndaj Evropës.

“Unë besoj në Amerikën dhe Evropën së bashku në NATO, sepse së bashku jemi më të fortë dhe më të sigurt”, tha Stoltenberg në prani të ministrave të jashtëm të 32 vendeve të aleancës Atlantike.

“Evropa ka nevojë për Amerikën për sigurinë e saj”, shtoi ai në një fjalim të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.

“Dhe në të njëjtën kohë Amerika e Veriut ka nevojë për Evropën, për kontributin e saj ushtarak, rrjetet e saj të inteligjencës ose forcën e diplomacisë së saj”, shtoi Stoltenberg.

Advertisement

“Me NATO-n, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë miq dhe më shumë aleatë se çdo fuqi tjetër në botë”, shtoi ai. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy