Një stjuardese 23-vjeçare u gjet e vdekur në vaskën e një dhome hoteli në Filipine, ku ajo dhe miqtë e saj po festonin në natën e ndërrimit të viteve.
Policia ka akuzuar 11 persona për përdhunim dhe vrasje.
Christine u dërgua me urgjencë në spital nga tre miq dhe stafi i hotelit, pasi e gjetën atë pa ndjenja në vaskë, ndërsa më vonë u shpall e vdekur.
Shefi i policisë së qytetit Makati, koloneli Harold Depositar tha se 11 persona janë nën akuzë, pasi kishin qenë me 23-vjeçaren në kohën kur ndodhi ngjarja.
Advertisement
Akuzat janë të përkohshme, ndërsa autoritetet po presin për raportet e autopsisë dhe toksikologjisë.