Start up-i britanik kthen kafenë në karburant

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Start up-i britanik  kthen kafenë në karburant

Përdorimi i madh i kafesë në bare lë pas edhe shumë mbeturina, duke nisur nga gotat plastike e deri tek mbetjet e saj që lihen të kalben nëpër fusha. Starbucks nisi të përdorë alternativat e riciklueshme për gotat e disponueshme.

Por, mbetjet e kafesë, shpesh anashkalohet. Start up-i britanik Bio-Bean mendon se ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer ato mbeturina në një burim të vlefshëm. Bota konsumon rreth 2 miliardë filxhanë kafe në ditë, duke prodhuar 6 milion tonë mbetje çdo vit, sipas një studimi të 2011-tës.

Kur ato shkojnë në landfill, dekompozimi I tyre cliron në atmosferë gaze shkaktare të efektit serë, duke kontribuar kështu në ngrohjen globale. Bio-bean po shndërron në karburant 7,000 tonë mbetje kafeje në vit.

Advertisement

Në 2017-tën, ajo krijoi një biokarburant me bazë kafen me qëllimin që ai të përdorej tek autobusët me naftë në Londër, por nuk ishte i qëndrueshëm nga pikëpamja tregtare, kështu që kompania e zhvendosi fokusin e saj tek karburantet solide për përdorim shtëpiak dhe industrial. Këto lëndë djegëse lëshojnë gazra serë kur digjen, por nëse ato zëvendësojnë karburantet e tjera me bazë karboni, Bio-bean vlerëson se procesi i riciklimit I zvogëlon emetimet në masën 80% në krahasim me dekompozimin në landfille. Firma ka arritur të ketë sukses me risinë e saj. “ Njerëz të tjerë mund të riciklojnë një apo 10 tonë kafe, por ne kemi ricikluar 20.000”, thonë drejtues të saj, të cilët shtojnë se për shkak të situatës së Covid 19, vëllimi i punës së tyre aktualisht, ka pësuar rënie.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy