Qeveria në rajonin spanjoll të Katalonjës janë rivendosur kontrollet kundër koronavirusit, në një zonë të banuar prej 210,000 personash, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve.
Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra tha se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria – një zonëbujqësore në perëndim të Barcelonës, që përfshin edhe qytetin Lledia.
“Ne po ndërmarrim këto hapa për të mbrojtur veten dhe për të kontrolluar shpërthimin” e koronavirusit, tha Torra.
Masat e izolimit nisin pasditen e së shtunës. Po ashtu, qytetarët që nuk jetojnë në këtë zonë, do të lejohen që të largohen.
Në Spanjë është raportuar për 400 infektime të reja dhe dy viktima nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi. Vetëm në qytetin Lledia, janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus.
Për zbatimin e këtyre masave izoluese, policia do të përkujdeset. Në këtë zonë, po ashtu është ndaluar tubimi i më shumë se dhjetë personave.
Në përgjithësi, Spanja ka shënuar 28,385 vdekje nga koronavirusi.
Ky shtet ka rihapur kufijtë e tij me vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim që të ringjallë turizmin./R.E.L
The post Spanja rikthen masat e izolimit appeared first on Vizion Plus.