Spanja regjistron rekord të të infektuarve me COVID-19 prej përfundimit të izolimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja regjistron rekord të të infektuarve me COVID-19 prej përfundimit të izolimit

Spanja ka regjistruar të mërkurën 1,772 raste të reja me koronavirus, duke shënuar kështu rritjen më të madhe të numrit të të infektuarve brenda një dite prej kur u ka dhënë fund masave të izolimit.

Në po këtë ditë është regjistruar edhe një vdekje, duke e çuar numrin total të viktimave si shkak i pandemisë në 28,499.

Në numrin e të infektuarve nuk janë përfshirë dy rajone që ende nuk kanë bërë të ditura statistikat.

Ky lajm ka ardhur teksa Zvicra është kthyer në shtetin e fundit evropian që ka prezantuar masa të karantinës për udhëtarët që kthehen nga Spanja.

Advertisement

Spanja muaj më parë ka zbatuar disa prej masave më të ashpra të izolimit, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit.

Masat e kufizimit janë liruar gradualisht në muajin qershor, ndërkohë që të dhënat tregojnë që ekonomia spanjolle përgjatë kësaj periudhe ka përjetuar tkurrje prej 18.5 për qind./R.E.L

The post Spanja regjistron rekord të të infektuarve me COVID-19 prej përfundimit të izolimit appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy