Spanja nuk njeh Kosovën si shtet/ Gazetarët spanjollë refuzojnë të përmendin emrin e skuadrës Dardane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spanja nuk njeh Kosovën si shtet/ Gazetarët spanjollë refuzojnë të përmendin emrin e skuadrës Dardane

Kosova përballet sot në mbrëmje me një kundërshtar të fortë në letër si Spanja. Një sfidë që shkaktoi një sërë polemikash që në momentin që dy skuadrat mësuan se do të ishin përballë njëra-tjetrës. Diçka e tillë u pa që në konferencën për shtyp që dardanët kishin organizuar në Pragë të sfidë. Një ngjarje e pazakontë dhe aspak europiane kur gazetarët spanjollë nuk pranonin t’i përmendnin dhe emrin shtetit të Kosovës duke e quajtur atë federata e futbollit të Kosovës.

 

Menaxheri i Dardanëve, Bajram Shala debatoi me gazetarin e medias së njohur  AS, për shkak se nuk e përmendte në asnjë moment  emrin e Kosovës duke ndjekur linjën editoriale të medias së tij për mosnjohjen e këtij shteti. Në këtë formë, zyrtari i Kosovës, këmbënguli që gazetari ta përmendte emrin, ndërsa edhe pse mori disa minuta, në fund gazetari u dorëzua. Një lajm që bëri bujë jo vetëm në mediat kombëtare por në të gjithë Europën.

 

Advertisement

Pas kësaj , reagim të menjëhershëm ka pasur dhe në Katalonjë, e cila ndodhet pothuajse në situatë të njëjtë si Kosova. Katalanasit  kanë kërkuar pavarësinë nga Spanja, ndërsa këta të fundit nuk e pranojnë në asnjë mënyrë. Kështu, duke e ditur vështirësinë  e  Kosovës,  në Katalonjë organizuan  një protestë në mbështetje të shqiptarëve duke theksuar nevojën për të mbrojtur dinjitetin dhe Republikën e Pavarur të Kosovës.

 

Ndërkohë sikur të mos mjaftohej me kaq një nga mediat e njohur spanjolle si Marka ka shkruar se dueli Spanjë-Kosovë do të jetë një sfidë edhe për komentatorët të cilët nuk duhet ti referohen rivalit të tyre me emrin e Kosovës. E njëjta gjë është dhe televizionet që do e transmetojnë sfidën duke mos lejuar për asnjë moment shfaqjen e  flamurit  të  Kosovës apo dëgjimin e  himnit. Ndërsa Federata spanjolle e futbollit është dorëzuar orët e fundit pasi e ka njohur  Kosovën si rival duke valvitur flamurin kosovar  mbi stadiumin olimpik të Sevijës. Sfida Spanjë -Kosovë do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy