
Spanja është hakmarrë ndaj Italisë duke e mposhtur 2-1 në “San Siro”, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Iberikët triumfuan falë dy golave të Ferran Torres, të shënuara në pjesën e parë.
Për skuadrën e Luis Enrique-s u bë më e lehtë menaxhimi i rezultatit pas ndëshkimit me karton të kuq të Leonardo Bonucci-t. “Axurret” shpresuan se mund të kthenin barazpeshën pas golit të Pellegrinit në minutën e 83’, por Spanja arriti të ruajë rezultatin dhe siguroi finalen e Ligës së Kombeve.
Advertisement
Tashmë “Demat” do të presin në finale, fituesin e gjysmëfinales tjetër, Belgjikë- Francë, e cila do të luhet mbrëmjen e nesërme.