Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa tha se Spanja do të krijojë një regjistër me emrat e njerëzve që nuk do të pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit të ri. Emrat e tyre do ta ndahen me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, megjithëse nuk do të bëhet publik.

Illa përsëriti se vaksinimi kundër COVID nuk do të bëhet i detyrueshëm.

“Ajo që do të bëhet është një regjistër, i cili do të ndahet me partnerët tanë evropianë, me emrat e atyre njerëzve të cilëve iu është ofruar dhe thjesht e kanë refuzuar atë”,  tha ai.

Përqindja e spanjollëve që nuk dëshirojnë të marrin një vaksinë Covid-19 ka rënë në 28 për qind në dhjetor nga 47 për qind muajin e kaluar, sipas një sondazhi të botuar muajin e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Spanja ka qenë një nga vendet më të goditura të Evropës nga pandemia.