Kampionati Italian rikthehet këtë të shtunë me duelet e para të javës së 3, e bashkë me to, vjen tek ju transmetimi ekskluziv I këtyre sfidave ne plaformen Tring.
Dueli që spikat më së shumti është ai që luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, mes Napolit vendas dhe Juventus.
Një sfide e cila vitet e fundit ka prodhuar gjithnjë ndeshje të forta dhe shumë emocionuese, ndonëse në këtë fillim sezoni të dyja ekipet nuk vijnë ne momentin e tyre më të mirë.
Bardhezinjte kanë marrë vetëm 1 pikë në dy takimet e para dhe menjeher I del përpara një ndeshje jetike në planin e pikëve për vazhdimësinë.Alegri ka një mal me shqetësimë për formacionin pasi amerikano-latinet që luajtën ele,inatoret e botërorit nuk do të jenë konkretisht, Kuadrado, Dybala, Danilo, Bentacur dhe Alex Sandro.
Përvec kësaj mungon Chiesa që u dëmtua me kombëtaren dhe të zakonshmit Artur, Ramsey dhe Kaio Jorge.
Kësisoj Juventus do të duhet të luajë në një ndeshje kaq impenjative me formacion të arnuar, përballë një Napoli që ka 6 pikë të plota pas 2 ndeshjeve të para dhe synon të mbetet ne krye të kampionatit. Spaletit I mungojnë Gulam, Mertens , Meret, dhe Lobotka. Kjo sfide transmetohet në 18:00 në Tring sport 1.
Ndërkohë interesante edhe dueli tjetër I mbrëmjes në 20: 45 mes Atalantes dhe Fiorentinës. Bergamasket kanë 4 pikë në klasifikim dhe duan ta shfrytëzojnë këtë ndeshje shtëpiake për të shkuar në duelin e champions mesjavën e ardhshëm me shumë entuziazëm.
Gjimshiti llogaritet të jetrë titular tek Atalanta pasi ishte në top forme edhe me kombëtarën shqiptare.
Dy lojtarë të tjerë të kombëtares Nedim Bajrami dhe Ismajli që janë titullare tek Empoli shpresojnë që pasi befasuan Juventusin te marrin trepikëshin e dytë në kampionat kundër Venecias në shtëpi.