Kompeticioni më i bukur për futbollin elitar do të sjellë këtë mbrëmje dhe dy bileta të tjera për në cerekfinalet e Uefa Champions League. Real Madrid -Atalanta dhe Manchester City-Myshengladbah janë dy duelet që rezervojnë spektakël dhe emocion deri në sekondën  e fundit.

Vëmendja maksimale do të jetë tek sfida italo-spanjollo me madrilenët që ndonëse kanë fituar me rezultatin minimal në Itali kane gjithcka te hapur ne ndeshjen e kthimit. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti për shkak të një dëmtimi muskular është në dyshim nëse do ta nisi si titullar këtë sfidë edhe pse tekniku Gasperini në konferencën  për shtyp përpara ndeshjes  siguroi tifozët se shtatlarti është gati për sfidën. Ndërkaq përvec Gjimshitit në dyshim, tekniku italian duhet të bëjë llogartitë pa Freuler dhe Hatebor të dëmtuar.

Nga ana tjetër  spanjollët do të kënë mungesa të rëndësihme si Carvajal , Casemiro  Diaz dhe së fundmi Hazard i cili u dëmtua sërish në seancën stërvitore. Sfida do të gjykohet nga hollandezi MekKelie dhe do të luhet në stadiumin Alfredo Di stefano në Madrid .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";