Sot raundi i 4 për zgjedhjen e Presidentit në Itali, fituesi shpallet me shumicë të thjeshtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot raundi i 4 për zgjedhjen e Presidentit në Itali, fituesi shpallet me shumicë të thjeshtë

Në Itali ka nisur raundi i katërt i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit ndërsa partitë politike të qendrës së djathtë e të majtë, kanë reflektuar përçarje në arritjen e një marrëveshjeje për një kandidat që do të pranohej nga të gjitha palët.

Këtë të enjte pragu është më i ulët sesa në raundet pasuese, ku fitues shpallet kandidati që merr shumicën absolute, ose 505 vota.

Kryeministri Mario Draghi shihet si një kandidaturë e mundshme për të fituar garën por paralelisht janë rritur shqetësimet se zgjedhja e tij mund të shkaktojë shpërbërjen e koalicionit qeverisës duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Presidenti në Itali ka një rol të fuqishëm dhe shërben për një mandat 7 vjeçar. Ai thotë fjalën e fundit në emërimin e kryeministrit dhe shpesh angazhohet për të zgjidhur krizat politike në vendin me ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës, ku qeveritë arrijnë të mbijetojnë mesatarisht rreth një vit.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy