Java e parë e kampionatit italian do të mbyllet sonte në mbrëmje me duelin mes Sampdorias dhe Milanit, një sfide e cila ashtu sikurse të gjitha takimet e luajtura deri tani do të transmetohet ekskluzovisht në platformen TRING në orën 20 e 45.
Kuqezinjte luajnë në një transferte impenjative kundër një ekipi që I ka sjell jo pak problem vitet e fundit. Skuadra e trajnerit Pioli shpreson të paktën të përserisë sezonin e fundit shumë të mirë ndonëse ka disa aspekte që ndajnë edhe vetë kritiket.
Humbja e Donarumes dhe Calhanoglu me parameter zero në merkato janë elemente që shihen si arsye për të thënë se kuqezinjte nuk janë më të fortë sesa sezoni I kaluar, por ka nga ata që mendojnë se blerja e Zhiru në sulm, marrja e një portieri që ishte më I miri në France në edicionin e kaluar si Manjan, afrimi I Florencit nga Roma dhe Pelegrit nga Monaco dhe konfirmimi i Tomorit dhe Diaz janë elemente që e kanë shendosur Milanin.
Sidoqofte për të bërë kapërcimin e madh që do ta lejonte Milanin te konkuronte pa probleme për zonën Champions e pse jo të ëndërronte titullin duhet një fantazist shumë I mirë. Sonte kundër Sampdorias skuadra nuk ka organiken më të mirë sidomos ne qëndër të mesfushës pasi Kesi nuk është I gatshëm ndërsa Benaser nuk është në formën më të mirë. Në sulm Ibrahimovic është I dëmtuar kështu që Zhiru do mbështetet nga Leao dhe Salemakers.
Sampdoria do titi besojë një faze ofensive, miks mes eksperiences së Kualjareles e Candreves me talentin e Damsgard për ta nisur mbarë serinë A.