Kompeticioni më i bukur për futbollin elitar, Uefa Champions League rikthehet këtë të martë në ekranin e Tring me të tjera ndeshje të mëdha.
Duel i bukur është ai mes Chelsea dhe Juventus, ku edhe pse dy skuadrat e kanë siguruar kalimin më tej premton spektakël dhe emocione në garën për vendin e parë.
“Zonja e Vjetër” është skuadra perfekte, pasi në 4 ndeshje ka marrë 12 pikë të plota dhe kryeson grupin ndërsa kampionët në fuqi kërkojnë hakmarrjen ndaj bardhezinjve për humbjen e vetme në këtë fazë grupesh.
Italianët vijnë me një infermieri të mbushur, pasi Kielini, Berndardeski, De Shiljo dhe Danilo së fundmi janë mungesa të sigurta, ndërsa në dyshim janë Ramsei dhe Dibala.
Nga ana tjetër blutë e Londrës janë me sytë nga Lukaku, që ka pësuar një tërheqje dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për skuadrën. Grupin e kompleton sfida Zenit–Malmo.