Forca të rënda të policisë ruse ruanin funeralin e Alexei Navalny, të mbajtur në Moskë të premten.
Përpjekjet për të pajtuar makina për transportimin e trupit të tij u bllokuan nga persona të panjohur, pretendojnë bashkëpunëtorët e tij.
Sipas përfaqësueses për shtyp të Navalny, Kira Jarmis, persona të panjohur kanë kërcënuar me telefon agjencitë e funeraleve që kanë makinat e varrimit, si pasojë asnjëri prej tyre nuk pranoi të transportonte trupin.
“Në fillim nuk na lejuan të merrnim me qira një sallë ceremonie për lamtumirën e Alexeit. Tani që shërbimi i varrimit duhet të bëhet thjesht në kishë, shtëpitë e varrimit na thonë se asnjë makinë e varrimit nuk do të pranojë të transportojë trupin e tij atje”, shkroi Jarmis në X. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";