Sot Italia i jep lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe sipermarrësit të njohur Silvio Bersluconi.
Funeral shteteror për nder të Bersluconit do të mbahet në orën 15:00 në Duomo të Milanos .
Dhjetëra kryetare shtetesh dhe personalitete boterore kanë mbërritur në Milano për ti dhënë lamtumirën e fundit protagonistit të jetes publike italiane, manjatit të medias në këtë vend, njeriut që ndryshoi botën e futbollit duke “pushtuar” europën përmes Milanit të madh.
Brenda katedrales së famshme në duomo do të jetë 2 mijë veta ndërsa jashtë saj mbi 10 mijë.
Në homazhe do të jetë I pranishëm edhe kreu I qeverise shqiptare Edi Rama.
Vetë Berlusconi në testamentin e tij ka zgjedhur që trupi I tij pas vdekjes së digjej dhe kështu do të ndodhë. Hiri I tij do te qëndrojë në mauzoleumin e ndërtuar nga vetë Berlusconi në vilën e tij në Villa San Martino në Arcore.
Ndërkohë Italia është në një ditë zie kombëtare sikurse me një pushim njëjavor të punës së Kuvendit.