Kjo e martë është një ditë e rëndësishme për republikanët amerikanë. Ish-presidenti Donald Trump pritet të shpalle kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Njoftimi do të bëhet nga rezidenca e tij në Maro-Lago.
Por gara për kreun e republikanëve nuk do të jetë aspak e lehtë. Humbja në zgjedhjet e mesme ka bërë që Trump të shihet si shkaktari kryesor i këtyre rezultateve.
Ish-presidenti ka dhe një kalvar të gjatë përballjesh me drejtësinë amerikane. Ai akuzohet për trazirat në Kapitol me 6 janar 2021, për mospagim taksash, por ka edhe një hetim nga FBI për fshehje të dokumenteve sekrete, pasi u largua si president.
Trump tashmë ka një rival të ashpër brenda republikanëve dhe ai është Ron De Santis. Senatori i Floridas shihet si profili i duhur për të udhëhequr republikanët drejt presidencialeve të 2024.
Ai ka mbështetjen e disa prej figurave të rëndësishme në radhë, të cilët i dhanë një mandat të qartë në zgjedhjet e mesme.