Edhe sot në mbrëmje të tjerë gjigande te futbollit europian do të zbresin në fushë në kuadër të çerekfinaleve të Champions League.
Vëmendja maksimale është tek Bayern-PSG. Finalja e vitit të kaluar, këtë herë vjen në fazën e çerekfinaleve duke bërë që francezët të kërkojnë të hakmerren edhe pse do të jetë shumë e vështirë pasi të dyja skuadrat kanë probleme me mungesat.
Trajneri Pocetino nuk do të ketë në dispozicion Florencin, Verratin dhe Ikardin, ndërsa te gjermanët nuk janë dy nga lojtarët kryesorë si Levandovski dhe Knabri.
Ndërkaq, dueli tjetër i mbrëmjes është ai mes Portos dhe Çelsit. Portugezët eliminuan Juventus ndërsa sot do të kërkojnë qe ëndrrën e tyre në këtë kompeticion ta zgjasin dhe pak edhe pse anglezët kanë treguar se janë me objektiva maksimal në kompeticion pasi ishin ata që eliminuan Atletiko Madrid.
Dy duelet do të luhen sot në oren 21:00 dhe do të transmetohen ekskluzivisht në Tring.