Chelsea apo Real Madrid? Cila do të jetë skuadra tjetër që do të përballet me Manchester City në finalen e Champions League? Gjithçka do të vendoset sot në mbrëmje ekskluzivisht në ekranin e Vizion Plus dhe Tring. Dy gjigandë të futbollit elitar do të luftojnë për synimin e vetëm, kualifikimin për në finalen e madhe të Stamboll.
Ndeshja e parë në Madrid e mbyllur me shifrat 1-1, la gjithçka të hapur në sfidën e kthimit ku rekordmenët e Realit duhet të shfrytëzojnë gjithë eksperiencën e tyre për të treguar se jo më kot kanë shkruar historinë në këtë turne. Sa i përket organikës së skuadrave, lajme të mira ka nga infermieria për trajnerin Zidan, i cili konfirmoi se ka rikuperuar 4 lojtarë të rëndësishëm për këtë duel vendimtar. Përveç Marselos të gatshëm do të jenë Sergio Ramos, Ferland Mendy dhe Valverde, i cili ka rezultuar negativ në testin e fundit. Ndërkaq 3 mungesa sigurta për teknikun francez janë Lucas Vazquez, Dani Carvajal dhe së fundmi Raphael Varane.
ZINEDIN ZIDAN
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";TRAJNER I REAL MADRID
”Lajmi i mirë është rikthimi i disa lojtarëve. Do të luajmë ashtu sic ne dimë , luajme 90 minuta ose mbase më shumë . Kemi parë ndeshjen e parë dhe i dimë gabimet tona. Fizikisht duhet të japim maksimumin tonë dhe vetëm kështu mund të kualifikohemi. Skuadra ime i ka të gjithë cilësitë dhe do të provoje deri në fund. ”
Nga ana tjetër nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Chelsin që i vetmi lojtar në dyshim është Mateo kovacic si pasojë e një tërheqje muskulare.
THOMAS TUHEL
TRAJNER I CHELSEA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
” Mësimi më i mirë që morëm nga ndeshja e parë ishte se mund t’i besojmë vetes dhe se kemi të gjithë të drejtën në botë të jemi në këto gjysmëfinale. Ne kemi fituar të qenit në këtë nivel të kësaj gare. Nuk e di nëse Ramos do të jetë në gjendje të luajë nesër, por është diçka që i ndryshon gjërat sepse ai është kapiteni i skuadrës më të suksesshme në vitet e fundit. ”
Supersfida Chelsi -Real Madrid do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00 dhe do të tramsetohet ekskluzivisht në ekranin e Vizion Plus dhe Tring.