Sonte në Tring/ Juventus, “Champions” si shpëtim për krizën në kampionat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sonte në Tring/ Juventus, “Champions” si shpëtim për krizën në kampionat

Juventus do ta nisë fushatën e sfidave të fazës së grupeve të Champions League këtë sezon, sonte në transferte kundër Malmo.

Një duel në leter jo shumë i vështirë për bardhezinjte,  por kriza e madhe e rezultateve në kampionat, nuk jep shumë garanci për italianet.

Sonte për skuadrën e Allegrit ndoshta është momenti i duhur për të ndryshuar fytyrë.

Tekniku i njohur nuk do të ketë në dispozicion Artur, ndërsa Chiesa mbetet në dilemë nëse do të arrijë të rikthehet në fushë.

Advertisement

Megjithatë fatmirësisht do të jenë të gatshëm grupi i lojtarëve që u kthyen nga Amerika e Jugut për ndeshjet eleminatore te kupës së Botës, ata të cilët munguan në duelin e humbur ndaj Napolit në kampionat.

Sakaq po për këtë grup fituesit në fuqi të Chelsea do të luajnë ndeshjen e parë kundër rusëve të Zenit. Anglezët kanë bërë llogaritë pa Pulisic, ndërsa Kante është stërvitur i veçuar për shkak të një dëmtimi .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy