Sonte në mbrëmje do të njihen dy ekipet e fundit cerekfinalistë të Uefa Champions league. Në njërën prej dueleve, Bajern-Lazio, gjithcka është formalitet. Kjo pasi gjermanet kanë fituar ndeshjen e parë 4 me 1 në Itali dhe sonte përpallja në Gjermani është thuajse vetëm për të respektuar kalendarin. Kampionet e Europës në fuqi konsiderohen skuadra më e fortë e momentit në kontinentet dhe superfavorite për të fituar edhe këtë edicion champions league., gjë të cilën e ka dëshmuar në të gjihë rrugëtimin e fazës së grupeve dhe në duelin e parë ndaj Lazio në 1/8. Bavarezet sot nuk kanë të gatshëm Tolisso e Dugllas Kostën ndërsa Alaba është në dyshim. Këto janë mungesa që nuk peshojnë thuajse fare tek skuadra e Hansi Flik për shkak të organikës shumë të pasur. Pritet që Nojer të ketë hapësire për pushim. Në sulm Levandovski do të ketë pas kraheve Myler, Gnabri dhe Sane. Në krahun tjetër Lazio shkon në Gjermani për të mos u turpëruar. Në sulm hapësire për dyshen Correa dhe Vedat Muriqi me Imobilien në stol ndërsa të padisponueshëm janë Luis felipe dhe Lazari.