Sfidat e para të 1/8 të Champions League do të vijojnë sonte në mbrëmje me dy takime të tjera, të cilat do të transmetohen në Tring.

 

Spikat më së shumti superdueli i “San Siros” mes Inter dhe Liverpool. Të kuqtë janë favorite në letër, mirëpo ziklatrit kanë premtuar luftë sportive për t’ia bërë jetën ferr anglezeve dhe për të shpresuar që të jenë në lojë për kualifikimin deri në fund për ndeshjen e kthimit në Angli.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Skuadra e Inzagit nuk vjen në momentin më të mirë të sezonit, pasi në kampionat është ndalur në dy ndeshjet e fundit, duke u mundur nga Milani, e duke barazuar me Napolin. Përveç kësaj, Barela mbetet një mungesë e madhe, që do të zëvendësohet në Vidal.

 

Në mbrojtje dy dilema, D’Ambrosio apo De Vraj, si dhe aktivizimi i Bastonit që vjen nga dëmtimi. Në sulm gjithashtu një balotazh mes Lauyraro Martinez dhe Sanchez, në lidhje me partnerin e sulmit të Xhekos.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Asnjë surprizë te Liverpool sa i takon formacionit të parë. Klop do të aktivizojë në sulm Mane, Salah dhe Diogo Zhota. Pavarësisht se në kampionat është 9 pikë pas Manchester Cityt, skuadra e Liverpool mbetet një nga ekipet favorite për fitoren finale në Champions.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";