Presidenti amerikan Joe Biden dhe kundërshtari i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Donald Trump, janë në një betejë “kokë më kokë”, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos.

Rreth 40 për qind e votuesve të regjistruar thanë në sondazhin tetë-ditor, i cili përfundoi të martën, se ata do të votonin për Biden nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, me një përqindje të ngjashme që zgjodhi ish-presidentin Trump.

Rreth 20% e votuesve të regjistruar thanë se nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë në zgjedhjet e 5 nëntorit dhe se janë të prirur drejt një kandidati të palës së tretë ose nuk votojnë fare.

13% e të anketuarve thanë gjithashtu se do të zgjidhnin Robert Kennedy Jr. që të konkurronte si i pavarur, nga 8% që e zgjodhën atë në sondazhin e mëparshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si Biden ashtu edhe Trump po përballen me probleme në muajt para zgjedhjeve në të cilat do të jenë sërish rivalë.

Trump, 77 vjeç, ka kaluar shumicën e muajve të fundit në një gjykatë në Manhattan pasi akuzohet se ka paguar një yll porno përpara zgjedhjeve të 2016 për të blerë heshtjen e saj për lidhjen e tyre të dyshuar.

Një sondazh i mëparshëm i Reuters/Ipsos kishte treguar se një shumicë e madhe e amerikanëve i konsiderojnë këto akuza serioze.

Nga ana tjetër, 81-vjeçari Biden po përballet me shqetësime lidhur me moshën e tij dhe së fundmi është kritikuar për mbështetjen e tij në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Protestat dhe mitingjet pro-palestineze janë mbajtur në universitetet amerikane javët e fundit, duke rritur frikën tek demokratët se disa votues të rinj mund të kthehen kundër Biden./vizionplus.tv