Ashpërsimi i masave për të parandaluar përhapjen e pandemisë ka sjellë zemërimin e qytetarëve.
Mijëra protestues mbushën rrugët e Dublinit ne Irlande, pas vendimit të qeverisë për të zgjatur afatin e bllokimit me një muaj.
Me thirrjen “fund bllokimit”, protestuesit u përpoqën të marshonin në një park në qendër të qytetit, por u ndaluan nga policia.
Situata u përshkallëzua dhe nuk mungoi dhuna pasi protestuesit përdoren fishekzjarre të cilat i hodhën ndaj policisë. Autoritetet u kundërpërgjigjen duke sulmuar me shkopinj gome ndërsa u arrestuan 23 persona.
Edhe në Londër qytetarët dolën në rrugë e sheshe për të kundërshtuar masat kundër koronavirusit, përcjell Vizion Plus.
Autoritetet arrestuan një numër të madh protestuesish pasi sipas tyre shkelën ligjin që ndalon grumbullimet.